Për projektin Projekti pilot: "Sistemi i paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur"
Ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen e fëmijëve në Maqedoninë Veriore Kohëzgjatja: 1 korrik 2021 – 31 dhjetor 2022 Menaxhimi i projektin: ECPAT Austria Partneri i projektit: NCHR – Gazetarë për të drejtat e njeriut Agjencia e finansimit: Ministria Federale e Punëve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve Numri i fëmijëve të zhdukur dhe të pamundur për t’i ndjekur është në rritje, çka është një trend i shoqërisë moderne, dhe disa prej tyre bëhen viktima e dhunës, eksploatimit dhe tregtisë me fëmijë. Shkaqet kryesore të tregtisë së njerëzve po intensifikohen gjatë pandemisë “COVID-19”: varfëria, papunësia dhe dhuna familjare, ndërsa grupet marginalizuar, siç janë Romët, janë të ekspozuar veçanërisht ndaj rrezikut të tregtisë. Gjatë pandemisë, duke qenë se më shumë fëmijë kanë për herë të parë akses në komunikimin dixhital dhe pajisjet elektronike. Për shkak të mungesës së njohurive në trajtimin e medieve dixhitale dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, rreziku që fëmijët të abuzohen ose të rekrutohen për tregti me fëmijë është shumë më i madh për fëmijët nga grupet marginalizuar siç janë Romët. Duke ndjekur përvojat e vendeve tjera që kanë sisteme për paralajmërimin e hershëm për fëmijët e zhdukur, Gazetarët për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim dhe nën menaxhimin e projektit të ECPAT Austri, do të zbatojnë “Projektin pilot për sistemin e paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur” në Maqedoninë Veriore. Gjatë ciklit të projektit, do të zhvillohen aktivitete të shumta deri në dhjetor 2022, duke ndjekur praktikat e mira përmes përfshirjes së aktorëve të ndryshëm të prekur në procesin e eleminimit të tregtisë me fëmijë për punë / eksploatim seksual. “Projekti pilot për sistemin e paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur” në Maqedoninë Veriore përfshin përfshirjen e aktorëve të rëndësishëm të prekur, trajnimin e ekspertëve nga kontekste të ndryshme, shkëmbimin e praktikave të mira, përgatitjen e rregullave, përmirësimin e rrjeteve dhe sigurisë në internet përmes teknologjive inovative, zhvillimin e një mjeti për sigurinë në internet dhe pilotimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur. Partnerët e projektit do të bashkëpunojnë për të mbrojtur fëmijët nga zhdukja dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre. Një aspekt i rëndësishëm i projektit është përfshirja e aktorëve të ndryshëm të prekur (sektori publik dhe privat, organizatat qytetare) në zbatimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur. Qëllimi kryesor është të përmirësohen qasjet ekzistuese dhe të gjenë metoda të reja për parandalimin, hetimin dhe lehtësimin e tregtisë së njerëzve dhe fëmijëve, si dhe për të mbrojtur ose për të përforcuar të drejtat e personave të prekur duke shkëmbuar përvoja dhe fituar njohuri të reja. NCHR mbështetet në përvojën austriake, pasi një sistem i tillë i paralajmërimit tashmë ekziston në Austri: www.oesterreichfindeteuch.at Pyetje dhe kontakt: Aleksandra Radevska, aleksandra@jhrmk.org |